sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Juriç: Kumbulla i lodhur, por nuk do t’ia dijë, Rrahmani është për tu lavdëruar

Verona e këtij sezoni është një nga surprizat më të mëdha të Serie A. Skuadra e ardhur nga Serie B ka mundur t’i bëjë ballë sfidave dhe të ngjitet lart në klasifikim, duke luftuar për një vend në Europa League që në sezonin e parë, pas kthimit. Trajneri Ivan Juriç ka padyshim merita të mëdha, duke arritur të rrisë profesionalisht disa lojtarë, përfshirë edhe Marash Kumbullën dhe Amir Rrahmanin.

Tekniku kroat ka folur para ndeshjes së sotme kundër Romës, duke treguar mungesat dhe i vënë theksin lodhjes së disa lojtarëve, përfshirë edhe dyshen shqiptare, që kanë luajtur thuajse në çdo ndeshje këtë sezon. Kujtojmë se kapiteni i Kosovës ka humburr vetëm 11 minuta nga ndeshjet e skuadrës së tij gjatë këtij sezoni. Juriç thotë për Kumbullën se nuk e kursen kurrë veten pavarësisht moshës së re dhe zërave të merkatos.

“Emperor dhe Dimarko? Jam super i kënaqur nga të dy. Më vjen shumë keq që humba Davidoviç, i cili mund të na jepte më shumë mundësi në mbrojtje, ku kemi lojtarë të ngarkuar fizikisht si Kumbulla, i cili nuk e kursen asnjëherë veten edhe pse në moshë të re dhe mes shumë zërash merkatoje. Rrahmani gjithashtu ka luajtur jashtëzakonisht shumë dhe është për tu vlerësuar”, u shpreh Juriç. /vipsport.al/