sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Janë të kënaqur me të, Bazeli rihyn në garë për yllin e Kosovës

Pandemia ndikoi direkt në të ardhmen e Edon Zhegrovës për shkak se Bazeli nuk mundi të blejë kartonin e tij prej problemeve financiare dhe situatës komplekse të krijuar në muajin mars. Me përfundimin e kohës së huazimit dyvjeçar, Zhegrova është kthyer në Belgjikë te Genk, ku pritet të niset drejt një tjetër destinacioni.

Për sulmuesin ka oferta nga ligat kryesore, por nga Zvicra mësojnë se në garë për Zhegrovën ka rihyrë Bazeli. Klubi zviceran është i kënaqur me paraqitjet e këtij sezoni të 21-vjeçarit. Ai luajti në 14 ndeshje gjatë këtij edicioni me Bazelin dhe mundi të kontribuojë në 5 gola, mes tyre 3 asiste.

Zviceranët e duan dhe drejtori i Bazel, Ruedi Zbinde ka rinisur kontaktet me belgët e Genk për të bërë të mundur rikthimin e Zhegrovës te ekipi më i madh në Zvicër, këtë herë në formë përfundimtare, pa formulë huazimi. /vipsport.al/