sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Ishte pjesë e Partizanit kampion, Tirana në gjurmët e fantazistit

Emanuel Mensah ka luajtur më parë në Superiore dhe e njeh mjaft mirë kampionatin tonë, ku ka mundur të jetë mjaft efikas. Në vitin 2017 ai ishte pjesë e Laçit, ku u tregua lojtar mjaft i rëndësishëm. Mensah luajti 17 ndeshje me kurbinasit në harkun e gjashtë muajve dhe mundi të gjejë rrjetën katër herë.

Më pas sezonin 2018-19 ganezi ishte pjesë e Partizanit të Gegës, ku u shpall kampion. Mensah ishte një zgjedhje e vazhdueshme e trajnerit, i cili e aktivizoi në 30 ndeshje mesfushorin dhe ai ia shpërbleu me 5 gola në kampionat. Tashmë Tirana po mundohet ta rikthejë 26-vjeçarin në vendin tonë dhe operacioni nuk pritet të jetë i vështirë.

Kjo për arsye se Mensah është lojtar i lirë. Ai pritet të jetë përforcim për sezonin e ardhshëm, pasi që nga janari është pa skuadër dhe mosaktivizimi në ndeshje ka bërë që mesfushori me tipare ofensive të mos ketë kondicionin e duhur fizik për të ndihmuar Tiranën në eliminatoret e Champions League. Ganezi ka provuar të luajë në të majtë të sulmit dhe në qendër, por pozicioni natyral i tij është si mesfushor i avancuar, pas treshes apo dyshes së sulmit.

Së fundmi Mensah ishte pjesë e Zemplin Miçalovçe në Sllovaki, ku rezultoi një kalim i dështuar pasi ai luajti shumë pak dhe nuk mundi të gjejë rrugën e rrjetës. Te Tirana pritet që Mensah të ketë rendimentin e duhur, për shkak se trajneri Egbo e di mirë sesi t’i marrë më të mirën lojtarëve të huaj, sidomos atyre nga kontinenti afrikan. /vipsport.al/