sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Ish-sulmuesi i Partizanit nuk ndalet: Demi të shkarkojë Sormanin, u bë si Panuçi Nr. 2

Edmond Dosti, ish-sulmuesi i spikatur i Laçit, por që bëri një karrierë të spikatur te Partizani, e madje duke veshur edhe fanelën e skuadrës kuqezi, duket se nuk ndalet së kërkuari nga presidenti i të kuqve, Gazmend Demi që të shkarkojë trajnerin italian, Adolfo Sormani.

Sipas Dostit, trajneri Sormani është dështak dhe e la skuadrën në baltë në një ndeshje mjaft të rëndësishme, siç është edhe derbi, e madje, sipas Dostit, atij nuk i intereson vetëm Partizani, por paratë, pasi duhet që të japë dorëheqjen, duke qenë se kur erdhi premtoi titullin dhe Kupën e Shqipërisë.

Ja postimi që ka bërë pak minuta më parë në profilin e tij në “Facebook”, ish-sulmuesi i të kuqve, por edhe Laçit, Kastriotit dhe Kombëtares, Edmond Dosti…

E.Saliu/Vipsport.al/