sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Ish-lojtari i kombëtares infektohet me Covid-19, skuadra e tij bëhet qesharake

Armando Vajushi verën e shkuar iu bashkua ekipit të Petrolul në Rumani, pas aventurës aspak pozitive te Teuta në vendin tonë. Ish-sulmuesi i kombëtares ka arritur të rritet ndjeshëm në lojën e tij dhe këtë sezon ka qenë mjaft efikas për skuadrën. Megjithatë, një lajm i keq ka mbërritur për të dhe Petrolul.

Ai është testuar të enjten e shkuar për Covid-19 dhe ka rezultuar pozitiv, duke u izoluar menjëherë bashkë me pesë shokë të skuadrës. Mungesat e shumta duket se kanë ndikuar shumë në paraqitjen e skuadrës, që ditën e djeshme nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim pa gola ndaj Rapid Bukureshti.

Petrolul pati mundësi të arta për të kaluar në avantazh, i ndihmuar dhe nga dalja me karton të kuq e Lazar që në minutën e 28 të ndeshjes. Pavarësisht sulmeve të vendasve goli nuk ka ardhur dhe në minutën e 66 kanë patur mundësi të kalojnë në avantazh nëpërmjet një penalltie.

Portieri i Rapidit arriti ta presë dy herë penalltinë, por e bëri këtë duke avancuar përpara vijës kufizuese të portës dhe u ndëshkuar me dy të verdhë, duke lënë skuadrën e tij me nëntë lojtarë dhe i dhënë një dorë të mirë Petrolul për të shënuar.

Rapidi ka futur në lojë portierin e dytë dhe Petrolul e ka humbur penalltinë për herë të tretë me Meza, duke u shndërruar në qesharakë. Pavarësisht se kundërshtari qëndroi për 18 minuta me nëntë lojtarë, Petrolul nuk arriti të shënojë dhe ndeshja përfundoi 0-0. /vipsport.al/