sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Infektim masiv te Zyrihu, klubi luan me ekipin e akademisë në kampionat

Kampionati zviceran i futbollit sot ka parë të zhvillohet një ndeshje shumë e veçantë. Bazeli është përballur me Zyrihun që përbehej kryesisht nga futbollistë të akademisë. Kjo nuk ishte pasojë e ndonjë proteste apo bojkoti, por se klubi ku aktivizohen disa lojtarë të Kosovës si Kololli, H. Kryeziu dhe M, Kryeziu, është prekur javën e fundit nga një numër i madh të infektuarish me COVID-19.

Gjashtë lojtarë kanë rezultuar pozitivë, mes të cilëve i konfirmuar ndër të parët Mirlind Kryeziu, ndërsa më pas janë shtuar edhe 3 pjesëtarë të stafit dhe vetë presidenti i klubit zviceran. Në këtë situate, i gjithë ekipi ka kaluar në karantinë dhe ndeshja ndaj Bazelit që duhej luajtur në fundjavë, u shty për sot.

Gjatë kësaj periudhe, klubi pati kohë që të organizonte lojtarët e akademisë për të marrë pjesë në këtë duel klasik të futbollit zviceran. Sigurisht, diferencat në fushë ishin të mëdha dhe Xhaka & Co. fituan me lehtësi me rezultatin 4-0 në këtë sfidë ku në të dy skuadrat në total u aktivizuan 8 futbollistë shqiptarë. /vipsport.al/