sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Infektim masiv në finalen e Kupës, Bullgaria mbyll përsëri me urgjencë dyert e stadiumeve

Merr një kthesë të papritur situata në Bullgari, ku deri pak ditë më parë mund të luhej futboll me praninë e tifozëve në tribuna. Një ndeshje është kthyer në vatër të madhe infeksioni me koronavirus dhe kjo ka bërë që pandemia të përhapet me shpejtësi, duke detyruar autoritetet futbollistike e shtetin bullgar që të mbyllë përsëri stadiumet.

Më 1 koirrik, në Sofje u luajt finalja e Kupës së Bullgarisë, ku Lokmomotiv Plovdiv fitoi trofeun duke mundur me penallti skuadrën e CSKA vendase, një trofe i shumëpritur nga Lokomotiv e cila shpërtheu në festë në fushë por edhe jashtë saj. Vetë lojtarët bënë xhiron e lokaleve në kryeqytetin bullgar, ndërsa në Plovdiv, tifozët dolën në rrugë dhe festuan gjatë bashkë.

Por pasojat ishin të tmerrshme dhe të menjëhershme. Rreth 60 persona mes lojtarësh, tifozësh e pjesëtarësh të stafit kanë rezultuar pozitiv, duke bërë që Federata me urgjencë të dekretonte mbylljen e dyerve të stadiumeve për evituar një shpërthim tjetër masiv. Masat më pas janë ashpërsuar nga qeveria bullgare e cila ka vendosur që të ndalë edhe festat e fundvitit shkollor e të mbyllë lokalet e natës, meqë numri i infeksioneve është rritur në mënryë drastike në javën e fundit në vend. /vipsport.al/