sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Ibrahimoviç: Vështirë të vazhdoj si kuqezi, unë dhe Milani nuk jemi për Europa League

Ibrahimoviç vazhdon të mos e shohë veten e tij te Milani sezonin e ardhshëm. Suedezi ka dhënë një intervistë për mediet italiane, ku është shprehur se mund të mos e shohim te Milani sezonin e ardhshëm. Nuk i lë as ironitë kur pyetet për Ragnik dhe përgjigjet se nuk e njeh.

Ralf Rangnik? As që jam kam idenë se kush është, nuk e njoh. Ibra luan për të fituar, përndryshe qëndron në shtëpi. Unë nuk jam një futbollist për të luajtur në Europa League, as Milani nuk është një klub për të garuar në këtë kompeticion.

E ardhmja? Është e nevojshme një përballje tjetër me Ivan Gazidis. Kam folur me të për mua dhe për ekipin. Më duheshin disa shpjegime për të ardhmen si për vete ashtu edhe për skuadrën.

Unë i thashë se ky nuk është Milani i madh, që e kam përjetuar dikur dhe kjo është e vërteta, por duhet bërë maksimumin deri në fund. Nëse gjërat vazhdojnë të jenë kështu siç janë dhe nuk ndryshojnë, do të jetë shumë e vështirë për të qëndruar te Milani“, u shpreh Ibrahimoviç. /vipsport.al/