sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Ibrahimoviç: Nuk jam një maskotë, të jetë për të luajtur kot atëherë luaj me fëmijët e mi

Zllatan Ibrahimoviç është konfirmuar si një njeri i rëndësishëm për Milanin, prej momentit kur u afrua nga Amerika për të dhënë kontributin e tij te kuqezinjtë. Megjithatë, me projektin e sezonit të ardhshëm, ku klubi kërkon të rinovojë skuadrën dhe t’iu besojë të rinjve, e ardhmja e suedezit është vënë në pikëpyetje.

Edhe vetë sulmuesi nuk e ka ndarë nëse do të rinovojë apo jo, por së fundmi shprehet se këtë do ta bëjë vetëm nëse e ndjen se prania e tij sjell rezultat.
“Do të vazhdoj të luaj vetëm nëse sjell rezultate. Unë nuk jam një maskotë. Do të vazhdoj vetëm nëse bëj diferencën. Të luaj sa për të thënë se po luaj, nuk më shërben. Atë mund ta bëj me fëmijët e mi.

Të shohim për të ardhmen pasi kanë mbetur edhe tre javë kontratë, nuk ka pasur bisedime nga ana ime apo e Milanit. Nuk e dimë të ardhmen te Milanit, luajmë dhe të mundohemi ta mbyllim sa më mirë sezonin”, u shpreh Ibra. /VipSport.al/