sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

I mbeten tre ndeshje, Sadiku tregon objektivin personal për historinë

Armando Sadiku bëhet gati për ndeshjet e fundit të këtij edicioni me fanellën e Malagas, duke shpresuar që në tre ndeshjet që do të luajë ekipi i tij, të gjejë rrjetën me rregullsi. Jo vetëm për të evituar play-out me Malagan, por edhe për të hyrë në histori me fanellën e ekipit në fjalë. Objektivi i tij, siç ka treguar vetë sulmuesi, është që të arrijë në kuotën e 15 golave.

“Shpresoj të shënoj ndonjë gol më shumë në këto tre ndeshje që mbeten, por objektivi im është të ndihmoj ekipin që të marrë pikët maksimale të mundshme në këto tre ndeshje. Do të më pëlqente që të arrija në shifrën e 15 golave dhe do të jap gjithçka në fushë për t’ia arritur”, tha Sadiku i cili me Malagan në kampionat deri tani ka shënuar 13 gola.

Për sulmuesin shqiptar, objektivi është i rëndësishëm pasi do ta bënte atë golashënuesin më të mirë në këtë dekadë për Malagan. Askush nuk ka shënuar më shumë se 14 gola në një kampionat të vetëm në 10 vitet e fundit me këtë klub, ndaj Sadiku do të bëhej shembulli për t’u ndjekur.

Megjithatë, objektivi kryesor është të sigurohet sa më pare mbijetesa. “Ne shohim veten tonë dhe përqendrohemi që të fitojmë ndeshjet. Pastaj do të shohim çfarë u ndodh të tjerëve. Nëse ne fitojmë, objektivi është i arritur. Fitorja ndaj Deportivo ishte shumë e rëndësishme, pas aq shumë barazimesh ishte e rëndësishme për të arritur objektivin tonë”, tha sulmuesi shqiptar. /vipsport.al/