sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

“I kuqi” i derbeve, Kordeiro u tregon brazilianëve emocionet e Partizani-Tirana

Ai, ai dhe ai, Uilliam Kordeiro. Mesfushori i Partizanit mund të quhet padyshim njeriu i derbeve të këtij viti te të kuqtë. Braziliani ka shënuar në tre nga katër derbet e këtij viti dhe ka qenë padyshim një nga lojtarët, që Tirana i druhej më shumë. E di shumë mirë se ç’është derbi i Shqipërisë dhe di si të sillet në fushën e lojës.

Kordeiro ka dhënë një intervistë për “reporteresemacao.com.br” në atdheun e tij, ku ka folur rreth derbit të Shqipërisë dhe e ka krahasuar atë me Flamengo-Fluminense. Në intervistën për bashkëatdhetarët e tij, ai tregon edhe ecurinë dhe objektivat e Partizanit këtë sezon.

“Partizani-Tirana është ekuivalent i derbit Flamengo-Fluminense këtu në Shqipëri. Kur del kalendari i kampionatit, njerëzit direkt interesohen për datat e këtyre ndeshjeve. Një fitore në derbi vlen më shumë se tre pikë.

Jam shumë i lumtur që lashë sërish shenjë në derbi, por gëzimi nuk është shumë i madh për shkak se pësuam gol në fund dhe na iku nga duart rezultati pozitiv. Jemi vetëm katër pikë larg vendit të tretë, një pozicion që të çon në kupat e Europës.

Kanë mbetur edhe tre javë kampionat dhe besoj se jemi kushtet, ku mund të luftojmë për një vend që të dërgon në ndeshjet e Europa League”, u shpreh mesfushori, që këtë sezon ka qenë ndër më të mirët e kampionëve në fuqi. Edhe pse ka bërë maksimumin këtë sezon, Partizani ka qenë i pafatë sepse të kuqtë nuk kanë fituar në asnjë derbi ku Kordeiro ka shënuar. /vipsport.al/