sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

I bindi të gjithë me Interin, Parma gati të konfirmojë Dermakun

Po të mos ishin problemet muskulore në minutat e fundit të sfidës të Kastirot Dermakut, ndeshja ndaj Interit e Parmës mund të kishte pasur një fund tjetër. Skuadra emiliane ishte në avantazh deri në momentin kur mbrojtësi doli nga fusha e lojës për probleme fizike, pasi kishte luftuar për çdo top me sulmuesit e rrezikshëm zikaltër.

Por me largimin e tij Interi gjeti hapësira sidomos në lojën në ajër e brenda pak minutash shënoi barazimin e më pas golin e fitores 2-1. Një situatë e pakëndshme për mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare por që gjithsesi ka pasur anën pozitive. Dermaku ka bindur me atë që ka shfaqur në fushën e lojës dhe sipas mediave italiane, trajneri D’Aversa po mendon që ta aktivizojë përsëri titullar në takimin e radhës.

Në duelin kundër Veronës, Dermaku pritet të rreshtohet përsëri në qendër të prapavijës te Parma, këtë herë duke zëvendësuar Bruno Alvesh, pasi trajneri mendon se ai mund të luajë në vend të veteranit portugez, i cili ka nevojë për pak pushime në një periudhë kur kalendari është shumë ngjeshur, /vipsport.al/