

E ardhmja e Kastriot Dermakut do të jetë në radhët e skuadrës së Parmës edhe për shumë vite të tjera. Ky është konkluzioni në përfundimin e takimit mes mbrojtësit të përfaqësueses shqiptare dhe drejtorit sportiv të klubit të Sërisë A, Faxhiano.
Sipas mediave italiane, palët kanë gjetur shpejt marrëveshjen për të zgjatur kontratën ekzistuese, me përmirësimin përkatës të kushteve financiare për futbollistin shqiptar i cili debutoi në këtë edicion në elitën e futbollit italian.
Dermaku gjeti hapësirat e nevojshme për të treguar se është një futbollist që mund të luajë edhe në këto nivele, pasi kishte kaluar pjesën më të madhe të karrierës në kategoritë më të ulëta italiane. Trajneri D’Aversa ka filluar ta aktivizojë më rregullisht e kjo ka bindur klubin që t’i ofrojë marrëveshjen e re, e cila do të përfundojë në vitin 2024. Pritet vetëm fundi i edicionit aktual që palët të bëjnë zyrtar nënshkrimin e marrëveshjes mes tyre dhe zgjatjen e bashkëpunimit. /vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Rama: Vjet nuk ishte faji i lojtarëve por i stafit. Vllaznia nuk është për notën 10
Olsi Rama ka preferuar të mos.
Ibra tregon “dialogun” me Manxhukiç: Është person serioz dhe do hapësirën e vet. Milani është i brishtë
Zlatan Ibrahimoviç ka qenë padyshim një.
Në Maqedoni e bëjnë të sigurt, Ferhan Hasani tani është “dem i kuq”
Ferhan Hasani do të zbarkojë shumë.
Leave a Comment