sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Hysaj: Kam më shumë besim nga Gatuzo, e tregon që dëshiron të bëjë mirë ndaj Milanit

Elseid Hysaj lë gjithçka të hapur për të ardhmen e tij. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare ka folur sot para sfidës ndaj Milanit në Sky Sport, duke theksuar se e ndjente veten mirë te napolitanët që me ardhjen e trajnerit të ri, por nuk jepte garanci se do të qëndronte.

Në fjalët e tij, Hysaj zbuloi gjithashtu edhe se Gatuzo kishte një motivim të veçantë për të bërë sa më mirë ndaj Milanit, klubit ku mori famë si futbollist.

“Po kalojmë një periudhë të mirë, jemi mirë dhe shpresojmë që të mbajmë këtë ritëm deri në fund. Ndeshje e rëndësishme e Gatuzos ndaj Milanit? Po, shihet dhe na e ka transmetuar edhe ne, pasi e shohim në sjelljet e tij se sa dëshirë ka të bëjë mirë në këtë sfidë. Por ajo është e rëndësishme edhe për ne.

E ardhmja te Napoli? Unë kam pasur më shumë besim nga Gatuzo dhe është normale që të jap edhe më shumë. Napoli është si shtëpia ime tashmë, jam këtu prej 5 vitesh dhe familja ime ndjehet mire. Por në jetë dhe në futboll nuk i dihet kurrë se çfarë mund të ndodhë”, deklaroi mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare. /vipsport.al/