sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Humbi me përmbysje ndaj Leçes, “Eurosport” nuk i ngarkon faj Strakoshës

Lacio mbrëmjen e djeshme mund të themi se ngriti flamurin e bardhë për titullin kampion. Tre humbje në pesë ndeshjet e fundit të skuadrës së Inzagit e kanë lënë Juventusin pa shoqëri në krye deri në mbyllje të kampionatit. Mbrëmë u mposhtën nga një skuadër modeste si Lacio në një ndeshje, që zor se mund të kishte dyshime para nisjes për fitoren e Strakoshës me shokë.

Por, nuk ka ndodhur kështu sepse goli i Kaisedos është përmbysur me rrjetat e Babakar dhe Luçonit për të vulosur kështu humbjen e dytë radhazi. Titullar si zakonisht ishte Tomas Strakosha, i cili ditët e fundit ka marrë jo pak kritika, sidomos pas disfatës ndaj Milanit, por mbrëmë duket se pesha e fajit nuk rëndoi nga ylli i kombëtares sonë.

Prestigjozja “Eurosport” ka bërë vlerësimet e lojtarëve të aktivizuar në sfidën e mbrëmshme, me Strakoshën, që është vlerësuar me notën 6, ku i evidentohen për të disatën herë daljet e pasigurta, një pikë e dobët, të cilën gardiani nuk po arrin ta përvetësojë. Kjo medie e arsyeton paraqitjen e Strakoshës kështu: “Në daljet nga porta është gjithmonë i pasigurt, por në çdo rast tjetër ai e gjen veten të gatshëm dhe të sigurt”. /vipsport.al/