sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Humbi gjyqin dhe iu bllokua merkatoja, Kukësi tregon të vërtetën e vet

Mbrëmjen e djeshme Vip Sport mësoi për një gjyq të humbur të Kukësit ndaj një futbollisti, që si pasojë ka shkaktuar bllokimin e merkatos së verilindorëve. Direkt pas publikimit të lajmit, klubi verilindor ka reaguar dhe ka dhënë versionin e tij të ngjarjes në një reagim në rrjetet sociale.

LEXO EDHE: Ekskluzive / Kukësi humbi gjyq në FIFA. Bllokohet merkato e verilindorëve për dy rroga (Dokumenti)

Filip Zderiç erdhi në janar te Kukësi dhe u largua para mbylljes së sezonit. Një situatë e komplikuar ka ndodhur mes tij dhe Kukësit. Lojtari nuk ka pranuar të stërvitet dhe mësohet se klubi e kë dënuar me dy paga gjobë dhe e ka dërguar të stërvitet me skuadrën e dytë.

Ai nuk ka pranuar dhe është larguar e më pas ka vendosur të padisë Kukësin për pagat e padhëna. Si pasojë fillimisht gjyqin e ka fituar lojtari, të cilit Kukësi i detyrohet 45 mijë euro bashkë me kamatvonesat. Megjithatë, Kukësi shprehet se çështjen e ka dërguar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë dhe drejtuesit janë të bindur se e drejta do anojë në krahun e tyre.

REAGIMI I KUKËSIT

Futboll Klub Kukësi kërkon të sqarojë opinionin sportiv në lidhje me një vendim të dhënë nga UEFA në muajin janar, ku është bllokuar merkatoja jonë për shkak të një ankimimi të ish-futbollistit tonë Filip Zderiç.

Është e vërtetë që në klub ka ardhur një vendim i tillë, mirëpo ky vendim është i pakuptimtë dhe klubi ka marrë masat e nevojshme për ta çuar çështjen deri në fund. Ky vendim tashmë është në CAS dhe është pikërisht kjo gjykatë, ajo që do të thotë fjalën e fundit.

Klubi ju siguron se nga kjo çështje do të dalim të fituar sepse nuk ka asgjë të vërtetë nga ajo çka pretendon futbollisti në fjalë. Mbrojtësit i është komunikuar që të bashkohet me grupin në grumbullim, mirëpo futbollisti ka refuzuar dhe për pasojë klubi e ka dënuar duke e dërguar të stërvitet me Kukësin B (aktiv asokohe).

Futbollisti nuk e ka marrë parasysh këtë dënim të klubit, duke u larguar nga Shqipëria e duke shkelur kontratën dhe njëkohësisht duke bërë një denoncim me pretendimin se nuk është paguar. Klubi ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm në CAS dhe tashmë jemi në pritje të vendimit për të fituar gjyqin!