sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Hidhet shorti i Europa League, përcaktohet rruga që ndjekin skuadrat deri në finalen e kompeticionit

Pas Ligës së Kampionëve, ditën e sotme është hedhur shorti edhe për Ligën e Europës. Kështu, klubet kanë mësuar rrugëtimin që do të ndjekin deri në finale.

Interi ka një short deri diku të fortë duke qenë se përballet me spanjollët e Getafe, e nëse ia del të kalojë spanjollët me shumë mundësi i pret Bajer Leverkusen që nga ana e tyre janë të favorizuar ndaj Rejxhërs pasi kanë triumfuar 1-3 në sfidën e parë në transfertë.

Klubi tjetër Italian, Roma, po ashtu do kenë problem. Fillimisht, duhet të kalojnë Seviljen e më pas të përballen me njërën mes Uolverhempton dhe olimpiakos, ndërsa në gjysmëfinale me shumë mundësi do të gjenin Mançester Junajtid. /Vipsport.al/

Shorti i çerekfinaleve:

Volfsburg/Shaktar Donjesk-Eintraht Frankfurt/Bazel

Lask Linz/Mançester Junajtid-Kopenhagen/Instanbul Bashakshehir

Inter/Getafe-Rejnxhërs/Bajer Leverkusen

Uolverhempton/Olimpiakos-Roma/Sevilja

Shorti i gjysmëfinaleve:

Fituesi Uolverhempton/Olimpiakos-Roma/Sevilja- Lask Linz/Man.Junajtid-Kopenhagen/Bashakshehir

Fituesi Inter/Getafe-Rejnxhërs/Leverkusen- Volfsburg/Shaktar-Eintraht