sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Hidhet shorti i Champions League, skuadrat mësojnë rrugën deri në finalen e kompeticionit

Ditën e sotme, klubet europiane që janë ende në garë për të ngritur lart trofeun e Ligës së Kampionëve mësuan rrugëtimin e tyre në kompeticionin më të rëndësishëm, teksa u hodh shorti për fazën e mbetur të Champions. Kështu, u përcaktuan çiftet çerekfinale, ato gjysmëfinale edhe pse disa prej skuadrave akoma nuk kanë mbyllura fazën e 1/8-tave. Kështu, në çerekfinale fituesja e sfidës Real Madrid-Siti do të ndeshet me fituesen e sfidës Juventus-Lion.

Kujtojmë se, Reali është mposhtur 1-2 në ndeshjen e parë në Madrid. Po ashtu, edhe Juventus ka humbur 0-1 ndeshjen e parë në Francë. Sakaq, Barcelona nëse kalon Napolin me ndeshjen e parë në Itali që ka përfunduar në 1-1 do të ndeshet me fituesen e ndeshjes çelsi-Bajern, teksa bavarezët janë favoritë pasi kanë fituar 0-3 në Londër.

Një short i vështirë për Atalantën e cila duhet të masë forcën me PSG. Ndërkohë, Lajpcig në çerekfinale përballet me Atletiko Madrid. Sakaq, janë vendosur edhe ndeshjet gjysmëfinale. /VipSport.al/

Shorti për çerekfinalet:

Real Madrid/ Mançester Siti-Lion/Juventus

Lajpcig-Atl. Madrid

Napoli/Barcelona-Çelsi/Bajern Mynih

Atalanta-PSG

Shorti për gjysmëfinalet:

Fituesja e Real Madrid/Mançester Siti- Lion/Juventus- Fituesja e Barcelona/Napoli-Çelsi/Bajern

Fituesja e Lajpcig-Atletiko Madrid- Fituesja e Atalanta-PSG

Fituesja e Finales Lajpcig-Atletiko Madrid-Fituesja e Atalanta-PSG do jetë ekipi pritës në finale