sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Hetimet për trukime nga FSHF, njëri përfundoi në KAS dhe na bëri qesharakë në gjithë botën

Njoftimi i sotëm i FSHF se kishte nisur hetimet për ndeshjen e aluduar për trukime mes Bylisit dhe Tiranës, nuk ka çuditur askënd. Në fakt, pritej një postim i tillë nga institucioni i futbollit që deri tani ka humbur në mënyrë të dukshme luftën ndaj këtij fenomeni në vendin tonë dhe i kundërvihet atij sa për sy e faqe. FSHF shpesh ka nisur hetime të këtij lloji edhe në të kaluarën, ndërsa arriti deri aty sa e ktheu futbollin shqiptar në qesharak në të gjithë botën.

Pasi UEFA dënoi fillimisht Skënderbeun duke e përjashtuar një edicion nga Europa, FSHF e vënë me shpaltulla pas muri nga ndërkombëtarët që i kërkuan që ta dënonte gjithashtu, sajoi një gjyq të shpejtë në Komisionin e Etikës i cili më pas prodhoi një vendim qesharak. Korçarët u ndëshkuan me heqjen e 12 pikëve në sezonin 2016-2017, ku nuk kishte akuza për trukime kundër tyre, pa cënuar pjesëmarrjen e kësaj skuadre në Europë, ndërsa morën edhe një gjobë prej 20 milionë lekësh.

Gjithçka u bë në mënyrë aq amatore, sa skuadra nga Korça nuk e kishte të vështirë që të rifitonte gjithçka mbrapsht në KAS të Lozanës. Atje, ishte vetë Paneli i gjykatësve ndërkombëtarë që hodhi dyshime mbi seriozitetin e FSHF në këtë çështje. Kjo, për arsye se FSHF kishte dënuar Skënderbeun me një rregullore që nuk ekzistonte. Shefi i Departamentit Ligjor në FSHF, Aldi Topçiu, pranoi para panelit në Lozanë se rregullorja mbi të cilën ishte marrë vendimi i Komisionit të Etikës për Skënderbeun nuk ekzistonte dhe se pritej të miratohej “së shpejti”. Në fakt, u miratua 2 vite pas dënimit në fjalë.

Kjo dhe shumë shkelje të tjera proceduriale sa i përket ndeshjeve të përzgjedhura për hetim mes dhjetërave që i kishte dërguar UEFA, apo injorimi që FSHF i bëri kërkesës nga Lozana për të përgjedhur një përfaqësues në Panelin e KAS, treguan qartësiht se sa seriozisht e kishte institucioni dënimin për Skënderbeun. Kësisoj, edhe ky panel e hodhi poshtë në unanimitet vendimin duke I kthyer pikët Skënderbeut dhe 20 milioën lekët e duke e bërë FSHF qesharake para të gjithë btoës me vendimin që bëri publik në faqe, duke vënë në dyshim aftësitë e pjesëtarëve të organeve juridike të saj. /E.Kuka/vipsport.al/