sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Halili vetë ka dyshime, klubi i Tiranës ia vë fajin mediave: Tymnajë për të prishur harmoninë, situatë dashakeqe

Klubi i Tiranës ka dalë sot me një komunikatë zyrtare rreth aludimeve që janë bërë për tolerimin e ndeshjes së Kupës nga ana e bardhebluve. Por ndryshe nga presidenti Halili, i cili ka deklaruar publikisht se do të bëjë hetim për të mësuar se çfarë ndodh brenda klubit të tij e për të larguar dyshimet, bardheblutë në deklaratë e cilësojnë gjithçka menjehërë aludim, tymnajë për të prishur harmoninë e skuadrës dhe qëndrim dashakeqës.

Klubi bardheblu kërcënon mediat me procese gjyqësore, të njëjtat media ku presidenti Halili sot foli me siguri se kishte pasur tentativa të dështuara manipulimi për shkak të penalltisë së humbur në fund apo persona të dyshimtë rrotull ekipit.

“Duke marrë shkak nga situata e krijuar në media kundrejt sfidës KF Tirana – FK Bylis, KF Tirana rrëzon poshtë të gjitha akuzat drejtuar saj. Nënvizojmë se klubi kurrsesi nuk mund të bëhet pjesë e asnjë skenari të stisur dhe i qëndron besnike objektivave te sezonit. Të gjitha këto tymnaja krijohen per të prishur harmoninë dhe pozitivitetin që mbizotëron në klub. Jemi të gatshëm të analizojmë të gjithë situaten dashakeqe dhe mëse të gatshmëm për ta ndjekur atë në organet kompetente. Asnjë aludim nuk mund të hedhë poshtë atë objektiv për të cilin ky ekip punon cdo ditë.

Ftojmë të gjitha mediat të jenë sa më korrekte në pasqyrimin e materialeve të tyre pasi klubi yne do të jetë transparent për gjithcka ndodh në familjen tonë. KF Tirana do të ndjekë të gjithë procedurat ligjore për shpifjet e bëra mbi këtë sfidë. Ky proces do të jetë i vlefshëm për të gjithë personat që do të perpiqen të dëmtojnë imazhin e klubit më të madh në vend”, shkruhet në reagimin e bardhebluve. /vipsport.al/