sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Halili: S’ka përgjigje më të mirë se kjo fitore, Muçin e shesim nëse vjen oferta e duhur

Tirana arriti të fitojë 2-0 ndaj Bylisit në “Selman Stermasi” dhe të fitojë një vend në finalen e Kupës së Shqipërisë. Kjo ndeshje kishte shumë interes të ndiqej pas dyshimeve për trukim në përballjen e parë. Pas ndeshjes për mediat u prononcua presidenti i Tiranës, Refik Halili, i cili foli në lidhje me dyshimet dhe u shpreh se kjo fitore ishte përgjigja e duhur.

“Kam shumë gjëra për të thënë, por e rëndësishme është që skuadra luajti mirë. I përgëzoj çunat për ndeshjen. Është kënaqësi shumë e madhe, pasi shkojmë pranë dy objektivave që i kemi pasur në plan, por ndoshta edhe jo të dyja. Në fillim mendonim kampionatin. Me sakrificën e të gjithë lojtarëve shkuam edhe në finalen e Kupës. Kemi bërë kampionat model, shumë të mirë, i kemi dhënë tonin.

Do vazhdojmë ta bëjmë deri në fund diçka të tillë. Dyshimet e ndeshjes së parë? Çfarë përgjigje të kemi. Fituam ndeshjen, a ka gjë më të mirë se sa kjo. Çfarë të them, fitorja ka rëndësi. Të tjerat i flisni ju. Nuk mund ta them kë dua në finale, edhe pse e kam një dëshirë. Do doja një ndeshje të bukur në finale.

Ishte një ndeshje e kujdesshme dhe u kërkua fitorja. Ekipi ka qenë në ankth, në stres, siç jam edhe unë dhe më thonë që të janë skuqur sytë apo je i stresuar. E gjithë skuadra ka qenë e stresuar. Ia hodhëm tani dhe të shohim përpara. Të kalojmë ndeshjen e radhës. E patë vetë çfarë loje bëri Ismajlgeci.

E falënderoj gjithë skuadrën. Për Muçin nuk kam çfarë them, e shikoni vetë, sa herë luan shënon. Është aset i çmuar për klubin. Shpresojmë ta mbajmë, por nëse do të ketë një ofertë të mirë do ta shesim dhe do ta ndihmojmë edhe atë të bëjë karrierë jashtë vendit”, përfundoi presidenti bardheblu. /vipsport.al/