sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Halili: Po shkonim drejt humbjes, falenderoj Muçin. Fitore e Teutës? Kush s’i pranon dhuratat?

Tirana i shkoi “tangent” humbjes mbrëmjen e djeshme në derbin kundër Partizanit, me Muçin, që shënoi në minutat shtesë dhe ç’fuqizoi golin e Kordeiros. Pas ndeshjes për mediet e pranishme në ambientet e jashtme të stadiumit u shfaq Refik Halili. Presidenti bardheblu tregon se e mendoi humbjen e skuadrës së tij dhe falenderon Muçin për atë gol. Halili tregon planet e merkatos dhe nuk heziton të pranojë një dhuratë nga Teuta në ndeshjen ndaj Kukësit sot në 20:45.

RRUGA DREJT TITULLIT– “Janë pak takime që kanë mbetur. Kemi bërë një kampionat shumë të mirë dhe fantastik. Në presion, me aq sa pashë unë, ishim ne. Këtë e shfaqëm në fushën e lojës dhe kjo u pa nga të gjithë. Megjithatë në takimet e mbetura duhet të ruajmë qetësinë dhe të ecim. Jemi në rrugën e duhur për titullin, me shpresën që ta fitojmë këtë trofe. Duhet t’i marrim ndeshjet me radhë. Po i morëm, atëherë do të shkojmë drejt titullit.”

IMPENJIMI- “Skuadra m’u duk shumë e interesuar. Lojtarët ishin të interesuar që të dilnin kampionë. Është 100-vjetori dhe do të shkruajnë emrin në historinë e këtij klubi të famshëm. Na gëzojnë ne, veten dhe tifozërinë. Nuk ka nevojë më për premio. Do të luajmë tani e tutje pa premio. Në fund fare, ashtu siç thotë Egboja, do të bëjmë edhe llogaritë.”

HAPAT FALS– “Është një kampionat i hapur. Pashë takimin e Flamurtarit dhe duhet ta falënderoj, sepse bëri një ndeshje të mirë, pa kompromis, duke respektuar kampionatin. Nuk është e lehtë që të fitosh. Skuadrat në përgjithësi janë aty-aty, ndonëse themi njëra është më mirë, tjetra është më keq. Tani, kuptohet, ndeshjet derbi janë pak të vështira. Edhe këtu te ne është i vështirë. Nuk është i lehtë. Kur një skuadër ka qenë më e dobët, ka fituar tjetra. Unë për vete po ju them se jam i kënaqur nga ekipi. Pa diskutim që do të shkojmë drejt titullit.”

FITORE E TEUTËS?– “Kush është ai që nuk e do dhuratën. Më thoni cili? Po unë nuk kam gjë në dorë. Kjo është një situatë që u përket skuadrave që luajnë, kështu që të shohim.”

TEKNIKU– “Egboja ka pasur rezultate të shkëlqyera. Çfarë mund të themi për një trajner? Megjithatë, Egboja ndonëse ka luajtur me 11 lojtarë në 95 për qind të ndeshjeve, e gjithë skuadra është në dispozicion të Egbosë. Të gjithë bëjnë më të mirën për të shkuar tek objektivi: titulli kampion.”

PRANË HUMBJES– “Siç e pashë unë, ndeshja po shkonte drejt humbjes. Nuk dua të bëj komente për sa u përket ndryshimeve. Falënderoj lojtarët e rinj, duke filluar nga Muçi, i cili për mua është talent i futbollit shqiptar. Është edhe Ismajlgeci, një djalë që sezonin tjetër do ta shikoni që do të kthehet në lojtarin më të mirë të kampionatit shqiptar.”

MERKATO DHE MUÇI- “Kam bindjen se duhet të mbështetemi te të rinjtë, pa lënë mënjanë merkaton. Do të shkojmë në Europë, por shumë shpejt do të njiheni me merkaton. Nuk është momenti për të folur për lojtarët që do të vinë. Muçi, djali i derbit? Shansin që pati e rroku menjëherë dhe e shfrytëzoi. Është për t’u falënderuar.” /vipsport.al/