sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Halili: Nuk trukojmë ndeshje, UEFA e FSHF le të na hetojnë!

Refik Halili ishte sot para Komisionit të Etikës dhe foli në lidhje me takimin që Tirana humbi në Ballsh kundër Bylisit. Presidenti Halili, pasi doli nga ambientet e FSHF, tha me mjaft qetësi se: “U paraqita në komision dhe thashë çfarë kisha për të thënë. Do të sjell një deklaratë me shkrim, të të gjithë atyre që kam thënë”. Më pas ai tregoi bindjen e tij se nuk do të ketë dënim. “Absolutisht, nuk pres dënim për Tiranën”.

Hetimet

“Unë nuk e di se çfarë do të bëjë UEFA. 80% e shqiptarëve i shikojnë ndeshjet që fiksohen nga bastet dhe e kuptojnë. Nëse ka ndonjë dyshim që është përfshirë klubi i Tiranës, në këtë gjë, nuk më krijon asnjë problem. Unë flas për veten time, për stafin, për klubin. Nëse ka ndonjë individ të përfshirë, nuk mund ta gjej dot”.

Apeli

“Federata bëri mirë që thirri. Për mua dhe ne që merremi me sport, kur federata shikon ndonjë shkelje dhe duhet të marrë masa, bën mirë. Nuk e çuan dot deri në fund ashtu si donin. Nuk ndodhi ashtu si dëshironin ata. Klubi jonë nuk është i përfshirë, kemi bërë një kampionat model. Kemi sakrifikuar të gjithë, kemi kryer shpenzime. Kemi qenë ndoshta klubi më i rregullt, i kampionatit. Do të respektojmë garën deri në fund. Besoj se Komisioni ka njerëz aq të zotë që nëse shikon shkelje të veprojë. Unë kam thënë në daljet e mia që ‘mund’. Nuk jam njeri pa gjak. Nuk pranoj të më cenoje njeri, kur jam i bardhë. Nëse jam i bardhë, e di Allahu”, – u shpreh Halili për mediat.

E.S./Vipsport.al/