sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Halili: Nuk jam i çmendur të largoj Egbo. Ky klub do bëhet i madh me ndihmën e federatës

Presidenti i Tiranës, Refik Halii, ka folur përsëri për atë që është tema e ditës, ndeshja e skuadrës së tij ndaj Bylisit, që u njollos nga një përmbysje e shoqëruar me akuza për trukime të bardhebluve. Ai insiston se brenda ekipit nuk sheh gjëra të këtij aspekti, por beson se mund të ketë qenë mungesa e impenjimit që ka sjellë një humbje të tillë siç e shpjegoi në ”Pressing”.

“Nuk ka në klubin e Tiranës shans që të futet një dollar nga drejtuesit e deri te punëtori. Unë jam i gatshëm t’i përgjigjemi e t’i shkoj deri në fund kësaj çështje.

Nuk kam dëshirë të përmend futbollistë të cilët janë të klubit tonë të cilët unë i pashë që impenjimi nuk ishte shumë i madh. Kanë gjëra e thonë pse të luaj në këtë ndeshje e pse të mos luaj në më të rëndësishme. Në klub është ruajtur formacioni që ka fituar se e kanë merituar.

Nëse doni të bëjmë llogari, nuk do i shmangem, do ta shihni që do shkojmë në finale, do marrim titullin e do vazhdojmë të ecim përpara. Kam financuar e shpenzuar 16 milionë euro, nuk më ka detyruar njeri, e kam bërë me qejf. Ky klub do të shkojë ku i takon, do bëhet si klubet e mëdha të Europës, edhe me ndihmën e Federatës ku janë përsorur strukturat të financës, të futbollit, juridike, që na japin ndihma. Me gjithë këtë investim, kam shitur pronat e mia, nuk ka njeri që të më thotë që e bëra këtë.

Për Skënderbeun tani ulen në gjunjë dhe të gjithë i qajnë hallin si nuk luan më në Europë. Po Refik Halili që ka nuk ka marrë asnjë lek nga Kupat e Europës në këto vite? I kam paguar me apo pa konflikte, me 2,6 miliard lekë kam shitur pronat e mia, brenda një viti janë 4 milioën euro. E kam mbajtur klubin me gjak, me ndershmëri. Të tjerët kanë bërë masakra më të tmerrshme, e vazhdojnë me valixhe me kostum. Në klubin tonë I kemi lënë të gjtihë të flasin e nuk I kemi ndalur ptë thonë çdo gjë. Unë nuk u kam thënë kurrë futbollisteve flisni për mua se nuk dua të flasin. Kemi qëndruar në heshtje, kemi dëgjuar gjithçka, kemi thënë punë, ndjershmëri, futboll, djersë e mund. Të thonë çfarë të donë për këtë ndeshje.

Egbo mund ta lërë vetëm vetë Tiranën. Nuk jam kaq i çmendur t’i thëm një trajeri me këto rezultate se nuk do jesh më trajner. Egbo do e ketë kontratën në tavolinë. Pastaj do nisim me rinovimet e të gjitha kontratave dhe do nisim përgatitjet për merkaton”, tha Halili.