sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Halili: Doka u largua, nuk desha ta bëja me të si me Malën. Askush nuk ikën para Champions

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, i ftuar sot në “Rubrika Sportive”, foli për emocionet e para pas fitores së titullit kampion. Ai tregoi mesazhet më emocionuese që kishte marrë gjatë këtyre ditëve.

“Festa është festë, gëzimi është shumë i madh. Kemi qenë shumë të lodhur, unë për vete kam fjetur shpejt por futbollistët kanë festuar deri në orët e vona.

Hera e parë kështu, kemi parë ndeshje pa tifozë. Do ishte mirë që festa të bëhej e meqë ishte 100 vjetori, klubi ka punuar për këtë festë. Kishim shpresa që po shkonim drejt titullit, nuk qe fat që ta bënim me tifozë. Shpresojmë të bëhet mirë për njerëzimin, të zhduket kjo e keqe, e pastaj kemi kohë të festojmë.

Ka pasur shuëm mesazhe, na kanë ardhur nga të panjohu. Prekës ka qenë ai nga nëna ime, është bërë tifoze. Jemi prekur, edhe ajo e kishte gëzim që nuk e kishte përjetuar ndonjë herë tjetër, është 3 vite që ndjek hap pas hapi futbollin, për shkak të zhurmave që janë bërë, këtyre që flitet për klubin, ai ishte mesazhi më i bukur për mua, telefonata e saj.

Kam nja tre orë që kam lexuar mesazhin e Erion Braçes. Edhe atë që ka folur për mua dhe klubin, e falënderoj se është njeri që ndjek sportin . Nuk po hyj te pjesa e tifozerisë, se tifozi do përkrahë klubin e tij. E falënderoj për fjalët që ka thënë për mua e klubin, shpresoj që të ecim përpara skuadrat e të ketë sa më shumë derbi, është më e bukura e futbollit në Shqipëri”, tha Halili.

“Kjo skuadër që u bë, fakti është që kur luajtëm me Partizanin, kur erdhi kthesa, kam pasur qejfmbetje të tmerrshme me skuadrën, si asnjëherë për kaq vite. Financojmë, kemi skuadër e futbollistë mjaft të mirë, ishte biseda për skuadrën. U kërkova e u thashë që financojmë jo për të dalë nga kategoria për vendet e fundit, por financojmë që të shkojmë përpara. I kam thënë që nëse nuk ka rezultat pozitiv, po fillojmë me masa, për herë të parë, unë nuk jam mësuar me gjoba, u thasëh do kemi dy rroga gjobë për futbollist. Pas kësaj, që të mos më mbetet pishman asgjë, u thash po ju vë edhe premio. Nëse lajmi del nga këtu, premio nuk ndahet. Ishte diçka e kënaqshme për skuadrën, aty kërkuan të flasin, u thashë nuk më intereson, se nga një krah hyn e nga tjetri dalin fjalët, dua premtim në fushë. Këtu filloi kthesa, fitoi nga kjo ndeshje, ndoshta ndikuan të gjitha bashkë. Egbo i kërkova ta marrë skuadrën dhe në bashkëpunim i thashë nëse do ndihmë na thuaj nga kush e do. Kisha mesazh nga një mik tifoz i cili thoshte e gjithë Tirana po drejton sot nga stoli. Po skuadra kishte futbollistë të mire.

Të tre lojtarët që përmenda, Kale, Torasa e Batha i kemi marrë për gjysëm ore. Ka qenë shumë e thjeshtë, dikush ndërhyri për Torasën, kërkon kaq nëse do e sjelim. Kur futen këtu thonë menaxherët shqiptarë ju mbrojmë nga lufta, nga të këqijat, pastaj kur kalon viti i parë thonë nuk duam menaxherë e bëjmë vetë negociatat. Dikush kërkoi në paradhënie, tjetri ashtu, gjej rastin t’i falënderoj të tre, ishte shumë e shpejtë. Kaluam nga financat, paradhënien e firmosën. Pak me kosto më të lartë se sa menduam si klub, kështu ishte edhe me Vangjelin, e falënderoj se me një fjalë goje, unë do të jem i Tiranës e vendosi. Të gjithë do të jenë prapë pjesë e jona. Ne nuk donim të bënim ndryshimin që të ikte Ardi, e të vinte dikush tjetër. Klubi ka presion nga mbrapa, janë mësuar me trofe. Vendosëm të bëjmë ndryshim, e na ra kokës. I falënderoj të dy, por nuk ishte fati i tyre, Pastaj Egbo që e mori për 2 ditë, një javë apo dy, rezultatet e mbajtën në lojë, edhe Egbo i pëlqeu, shkuan gjërat mirë. Egbo ka pasur mbështetje që nuk e ka pasur askush pjesë e Tiranës, U vunë në ndihmë të Egbo, grupi ka qenë pjesë e suksesit, vetëm grupi, Nëse shikoni në ndeshjet që kemi zhvilluar me trajnerët, stoli sikur nuk gëzohej shumë. Nëse shihni tani, stoli gëzohet më shumë se skuadra në fushë, gjej rastin të falënderoj të gjithë, kanë duruar. Dikush edhe është goditur se Egbo u përqendrua te 11 vetë e nuk i lëvizte, por edhe kur ndryshonte, ai prap kthehej te ky formacion dhe të tjerët kanë qenë në dispzicion pa qejfmbetje.

Të gjithë kanë dhënë kontribut, Osmani për moshën që ka është i zoti, di të komunikojë. Nëse e shihni është gjithmonë pranë Egbo e shkon e flet. Po të isha unë, personalisht, them se nëse trajneri nuk donte të dëgjonte i thoshte ulu e mos u ço. Edhe vetë Egbo ka thënë për Osmanin siç ka thënë që ka një staf shumë të zot. Mund të flasim për Xhafën, për përgatitësin, mjekun. Mund të them se çelësi i suksesit ishte grupi.

Doka? Shpresoj t’i shkojë mbarë dhe të ecë sa më para. Me të jam marrë që në muajin janar dhe kam qenë shumë i vendosur që të bëj atë që bëra, që ai deri më sot ka qenë pjesë e klubit. I kam kërkuar të bëjë marrëveshje, që më e mira është që klubi të të shesë kur të vijë kërkesa. Kam qenë fleksibël që të ndahen paratë e shitjes 70%/30%. I kemi thënë qartë gjërat. Menjëherë i kam thënë që rroga nuk do të jetë kaq por do të shkojë kaq nga janari në vazhdim. Doka tha do shkoj në fazë përgatitore, kur të kthehem nga faza të vendosi. Ai erdhi, ne lëvizëm lojtarin që ishte dublant, Kërçikun, ne vendosm që Doka të mos luante më nga formacioni. Shpresuam që të bënte marrëveshje e nuk e bëri, e falënderoj se ka bërë mirë deri në fund të kampionatit. Nuk jam i pari, kemi shembuj në botë, më mirë i thua hapi krahun, nuk doja ta bëja si në rastin e Malës.

Kërkojmë futbollistë nga akademia, dua që dy futbollistë të rinj të jenë gjithmonë në fushë. Kemi pasur oferta, na kanë ngacmuar edhe për Çelhakën, mund të lëvizë kushdo kundër rregullit, duek i vënë çmime. Por jam i mendimit t’i lë të lirë të largohen, dua të flitet që nga kjo skuadër del lojtari e të shitet. Kemi kërkesa për Muçin, shpresoj të shkojë në një skuadër të mirë, nëse do kemi oferta, brenda këtij muaji,. Pa përqindje kartoni nuk ka, çfarë janë deri në 23 vjeç, do mbajmë se nuk po shesim 27-28 vjeçarë.

O shkojmë në Champions për të marrë pjesë në shëtitje dhe kthehemi, po humbëm s’ka problem morëm të ardhura e u mbyll. Ose të shkojmë me ekip të luftuar se kam besim që skuadrat nuk them janë aty-aty. Por duke vendosur të gjithë kapacitetet në fushë, them se nuk dalim pa kualifikim. E kam bindje, bindja vjen jo duke qenë entuziast kot, por duke u bazuar te skuadra, ne jemi që boshti i skuadrës të qëndrojë. Pothuajse 90% e formacionit brenda datës 5 apo 10 konfirmohet. Kemi menduar të bëjmë edhe merkato, përforcime, Kobina nuk shitet. Nëse e kërkojnë kur luajmë mund të ketë e ka për të oferta, mund të lëvizim pastaj. Por do të shkojmë në Champions me të gjithë.