sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

“Hakmarrja” e Egbo: Ia mbyllëm gojën të gjtihë atyre që na sulmuan pas ndeshjes së parë

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, e ka cilësuar kualifikimin në finalen e Kupës si një hakmarrje. Pas ndeshjes në “SuperSport” ai theksoi se kjo ishte përgjigja për të gjitha kritikat e aludimet për ekipin e tij.

“Mendoj se me këtë ndeshje sot dhe me kualifikimin në finale, e kemi arritur ta bindim të gjithë ata që thanë në ndeshjen e parë që ka qenë kështu e ashtu, e ka lënë Tirana. Mendoj se me këtë ndeshje që kemi fituar sot mendoj se i kemi mbyllur gojën të gjithë atyre që na kanë sulmuar pas ndeshjes së parë në Kupë.

Normalisht në bëmë dy gola në pjesën e parë dhe ua thashë djemve se e dinim që Bylisi do të kërkonte të tentonte golin. Ne kërkuam të qëndronim në ekuilibër, ekipi të ishte i shkurtër, pritnim gabimin e kundërshtarit por nuk arritëm të bënim pasin e fundit për të mbyllur ndeshjen.

Ajo ndeshje e parë ishte shumë ndeshje e vështirë, se vapa bën të veten, të luash 90 minuta në ndeshje të tilla është e vështirë. Në ndeshjen e parë ka qenë një pjesë e parë shumë e mirë për ne, në pjesën e dytë ishte lodhja, ne u munduam ta shpjegonim këtë por nuk na beson njeri.

Unë nuk kam objektiv personal, kam objektivin që ka ekipi që është vendosur në fillimin e sezonit. Tirana është ekip që çdo sezon pretendon të fitojë Kupën e kampioantin, nuk kam objektiv personal, është vetëm sa më lart të ecë ekipi i Tiranës. Arritëm në finale dhe do të luftojmë për atë Kupë, është një hap larg Kupës. Shpresoj që në ndeshjen e fundit të japim 100% që të merret edhe Kupa.

Nuk shoh statistika, as sa ka fituar ekipi. Nuk numëroj, nuk merrem me statistika se e lë gjithçka në dorën e Zotit, futem në fushë të jap maksimumin, 100% e presim atë që na jep Zoti. Nuk jam për statistika e nuk e mendoj kështu.

Merkato për vitin tjetër është bërë, nuk ka pse e flasim. I kam thënë klubit që shumica duhet të vazhdojë sezonin tjetër se janë ata që e kanë marrë klubin ku ka qenë dhe e kanë sjellë këtu. Vetëm ata që nuk duan të rinovojnë, mund të shkojë në vend tjetër, por i kam thënë klubit që ata që e kanë sjellë deri këtu, duhet të vazhdojnë në ekip”, tha Egbo. /vipsport.al/