sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Guri fillon sezonin si protagonist, gol që në miqësoren e parë të Ostende

Sezoni që do fillojë do të jetë ndoshta më i rëndësishmi për karrierën e Sindri Gurit dhe sulmeusi shkodran duket se po bën të pamundurën që të shfrytëzojë maksimalisht këtë shans të fundit që ka me skuadrën e Ostende në Belgjikë. Futbollisti hyn në vitin e fundit të kontratës me klubin belg ku në dy sezone ka pasur shumë luhatje dhe shpesh është disktutuar se do të largohet.

Por ai ka dhënë sinjale sot se dëshiron të qëndrojë e të jetë protagonist, duke u bërë i tillë që në ndeshjen e parë të sezonit me klubin belg. Ostende, që ka filluar prej 2 javësh përgatitjet për edicionin e ardhshëm, sot ka zhvilluar miqësoren e parë sezonale, duke luajtur kudnër Versenare, një skuadër e kategorive të ulëta belge.

Guri ishte titullar dhe nuk e ka lënë t’i ikë shansi nga duart. Që në minutën e 15 të sfidës ai është bërë protagonist duke dërguar topin në rrjetë për t’o dhënë avantazhin ekipit të tij i cili më pas e fitoi ndeshjen me diferencë të thellë 7-0. /vipsport.al/