sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Guardiola: Urime djemve për fitoren, por të kuqtë e kishin ekzagjëruar me birrën

Mançester Siti riktheu me këmbë në tokë për 90 minuta Liverpulin që sapo ishte shpallur kampion i Anglisë. “Qytetarët” respektuan kampionët duke i duartrokitur para fillimit të ndeshjes, por më pas e lanë kortezinë dhe nisën të vraponin me shumë dëshirë në fushë, si për të treguar se edhe ata janë një ekip shumë i mirë.

Kështu, të besuarit e trajnerit Guardiola triumfuan me rezultatin 4-0, ndërsa pas ndeshjes tekniku spanjoll u shpreh se të kuqtë e kishin tepruar me birrat.

“Mendoj se të kuqtë e kanë ekzagjëruar me festimin dhe kanë pirë shumë birra së fundmi. Le të themi se në këtë sfidë nuk kishin shumë birrë në trup dhe nuk ia dolën të konkurronin me ne. Jam i lumtur, luajtëm mirë futboll. Komplimente për skuadrën që mposhtën kampionët, ishim shumë të përqëndruar. Krijuam plot raste dhe mund të kishim shënuar edhe më shumë”, u shpreh Guardiola. /VipSport.al/