sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Guardiola: Sane na kërkoi të largohej, do të nisë një kapitull të ri te Bajern Mynih

Mançester Siti është një klub shumë i kompletuar në sulm dhe e ka thuajse të pamundur të sigurojë një vend titullari edhe për një lojtar si Leroi Sane. Sulmuesi gjerman është në kulmin e moshës për një futbollist dhe e ka më shumë se të nevojshme të luajë çdo ndeshje, kështu ka kërkuar largimin prej kohësh.

Bajerni e deshi që verën e shkuar, por Siti kërkoi shumë para. Gjermanët këmbëngulën sërish këtë verë dhe arritën të gjejnë gjuhën e duhur me Sitin. Këtë fakt e konfirmon edhe vetë trajneri i Mançester Sitit, Pep Gurdiola. Spanjolli konfirmon se transferimi është në detajet e fundit dhe Sane do të luajë me Bajern, pas dëshirës së tij për tu larguar.

“Sane kërkoi të largohej. Kanë mbetur disa çështje të vogla, por duket se ai do të shkojë në Mynih. Ne i urojmë atij më të mirën dhe falenderime të mëdha për vitet e kaluara këtu në Mançester. Tashmë ai do të nisë një tjetër kapitull në një klub fantastik si Bajern Mynih”, u shpreh Guardiola. /vipsport.al/