sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Grumbullimi numër pesë për Vrionin me Juventus, në Sardenja mund të jetë koha për debutim

Xhakomo Vrioni do të jetë sërish prezent me ekipin e parë të Juventus në ndeshjen e sotme që bardhezinjtë luajnë në transfertën e Sardenjës, përballë vendasve të Kaljarit.

Kjo është ndeshja e parë për torinezët pas shpalljes kampion të dielën, ndërsa edhe për shkak të mungesave të shumta, trajneri Mauricio Sarri iu ka dhënë mundësinë e grumbullimit disa të rinjve, mes tyre edhe sulmuesit shqiptar.

Për 21-vjeçarin kjo është hera e pestë që grumbullohet me Juventusin. Vrioni ka qenë prezent në takimet me Bolonjën, Napolin, Milanin dhe Sasuolon. Ndërkohë, sot shpresohet që të jetë hera e duhur për të debutuar me Juventusin, duke qenë se tashmë bardhezinjtë i kanë përmbushur objektivat në kampionat. /VipSport.al/