sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Goditje e rëndë për Hajdukun, Ismajli dëmtohet dhe mbyll sezonin para kohe

Ditën e djeshme janë luajtur ndeshjet e javës së 33-të të kampionatit kroat, ku në fushë ka zbritur edhe Hajduku i Ardian Ismajlit. Skuadra nga Spliti ka sfiduar Osijekun në shtëpi, ndeshje që e kanë humbur, por edhe janë detyruar të heqin dorë nga shërbimet e Ismajlit. 23-vjeçari ka dalë nga fusha e lojës pas vetëm 14 minutash lojë për shkak të një dëmtimi muskulor, që ia bëri të pamundur vazhdimin e ndeshjes.

Në vend të tij u aktivizua Radiç, por pa mundur të plotësojë mungesën e mbrojtësit të kombëtares sonë dhe goli i Osijek erdhi vetëm një minutë pas zëvendësimit, me ndeshjen, që përfundoi me avantazhin minimal të skuadrës së Grezdës e Mervej. Klubi i Hajdukut ka publikuar edhe të dhënat mjekësore të dëmtimit të Ismajlit.

Konfirmohet tëheqja muskulore dhe fakti se Ismajli e ka mbyllur praktikisht këtë sezon. Ai do të mungojë të paktën tre javë, aq sa kanë mbetur edhe nga mbyllja e sezonit ne vendin ballkanas. Një mungesë e madhe për Hajdukun, që po lufton ashpër me Lokomotivën e Zagrebit për të zënë një vend në Champions League sezonin e ardhshëm. Ekipi i “Bandës së Shqiptarëve” ka vetëm një pikë (60) më shumë se Hajduku (59). /vipsort.al/