sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Goditje e madhe e Interit, pasardhësi i Pirlos vishet zikaltër, detajet e operacionit

Sandro Tonali është një nga disa zbulime të mëdha të Serie A në këtë sezon. Talenti i Breshias ka treguar cilësi të jashtëzakonshme dhe ka arritur deri në krahasime të shumta me një legjendë si Andrea Pirlo, teksa ky i fundit është shprehur se Tonali mund të bëhet akoma më i mirë se ish-regjisori i Milanit, Juves e Interit.

Për mesfushorin e qëndrës ka interes nga disa klube, por nga Italia bëjnë me dije se Interi ka arritur marrëveshje me Breshian dhe të hënën lojtari do të zbarkojë në qendrën mjekësore të zikaltërve për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore.

Zbardhen edhe detajet e operacionit. Interi do të paguajë 35 milionë euro në dy këste ndaj Breshias, e cila sezonin e ardhshëm do të luajë në Serie B. Ndërkohë, Tonali do të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare me pagë prej 2.5 milionë eurosh në sezon, e cila do të rritet në varësi të paraqitjeve të talentit 20-vjeçar. /vipsport.al/