sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë/ Tirana në Ballsh, Kukësi pret Teutën në orarin e ri

Sot luhen gjysmëfinalet e para të Kupës së Shqipërisë. Kështu, kryesuesit e kampionatit, Tirana udhëton drejt Ballshit, për t’u ndeshur me Bylisin. Bardheblutë janë shumë pranë kurorëzimit si kampionët e rinj të Shqipërisë, megjithatë do të provojnë edhe në këtë kompeticion për të marrë një kënaqësi të dyfishtë në këtë 100-vjetor të klubit.

Megjithatë, e lehtë nuk do jetë përballë vendasve të cilët janë të motivuar për të provuar shijen e një trofeu që nuk e kanë ngritur asnjëherë më parë.

Ndërkohë, gjysmëfinalja tjetër është ajo mes Kukësit dhe Teutës. Verilindorët mund ta shohin edhe si objektivin kryesor tashmë Kupën e Shqipërisë duke qenë se shanset për të fituar kampionatin janë të vogla. Kështu, pritet një përballje shumë e fortë përballë durrsakëve, kjo pasi këta të fundit duan të festojnë 100-vjetorin e tyre me një trofe që do ta gëzonte shumë qytetin. /VipSport.al/

Ndeshjet:

17:45 Bylis-Tirana

20:45 Kukësi-Teuta