sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Gjasulës i skadon kontrata në fund të muajit, e duan me patjetër në Dyseldorf

Klaus Gjasula këtë sezon ishte një nga lojtarët më të mirë të Paderbornit, edhe pse në fund skuadra e tij ra sërish në Bundesliga 2. Mesfushori ka treguar cilësi dhe shpirt të madh gare në mesfushë, çka shikohet edhe në rekordin historik prej 17 kartonësh të verdhë. Gjithsesi, kontrata e tij me klubin aktual përfundon më datë 30 korrik dhe nuk ka patur asnjë hap nga të dyja palët për të rinovuar.

Duke parë këtë hezitim, është Fortuna Dyseldorf, që tenton të ndërhyjë dhe të sigurojë shpërbimet e mesfushorit të kombëtares sonë. Klubi, i cili gjithashtu ra këtë sezon në Bundesliga 2, do të bëjë një revolucion të madh në ekip dhe pritet largimii plot 12 lojtarëve.

Trajneri Rosler në bashkëpunim me klubin po punon për të kompozuar skuadrën e sezonit të ardhshëm dhe një nga dëshirat është Gjasula, i cili është një lojtar që e njeh shumë mirë Bundesliga 2, pasi ka luajtur minuta të plota me Paderbornin vitin e shkuar. Mesfushori, i cili tashmë i ka arritur të 30-tat do të ishte i lumtur nëse do të arrinte të qëndronte në Bundesliga 2 dhe pritet të nisë bisedimet për të firmosur me klubin, ku për gjysmën e dytë të sezonit u aktivizua edhe Valon Berisha. /vipsport.al/