sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Gatuzo i tregon “dashurinë” Hysajt, shkodrani kapiten ndaj Bolonjës

Këtë verë i duhet të zgjedhë nëse do të rinovojë me Napolin, apo do të vendosë të provojë një tjetër eksperiencë, pas pesë sezonesh në “San Paolo”. Me ardhjen e Gatuzos në krye të stolit të Napolit, Hysajt po i bëhet çdo ditë e më vështirë të marrë një vendim, duke parë se trajneri po i jep shumë besim dhe po mundohet t’i kthejë mendjen.

Ditën e sotme te Napoli mungon kapiteni Insinje dhe shiriti i është besuar shkodranit të kombëtares sonë. Një veprim shumë domethënës ky i Gatuzos, që dëshiron të tregojë çdo ditë e më shumë se Hysaj i përshtatet karakterit të tij dhe e do në skuadër për të synuar objektivat e sezonit të ardhshëm.  /vipsport.al/