sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Gatuzo: Humbim shumë raste, duhet ta plasim topin në rrjetë. Milani? Më bëri burrë

Napoli dhe Milani mbrëmjen e djeshme dhuruan një ndeshje spektakolare dhe në fund shifrat u ndalën në 2-2. Kuqezinjtë shënuan të parët me Teo Hernandez, më pas vendasit u zgjuan me Di Lorenzo dhe Mertens, por një penallti e kthyer në gol nga Kesi vendosi baraspeshën e një ndeshje, që kishte shumë emocion brenda për trajnerin e të kaltërve, Xhenaro Gatuzo.

Tekniku i Napolit foli pas përballjes dhe “qau” rastet e humbura të skuadrës së tij. Gatuzo foli edhe për emocionet e të përballurit me një ekip si Milani, që sipas tij e bëri një lojtar të mirë dhe një burrë në jetën e përditshme.

Duhet të zemërohem me lojtarët e mi. Kur krijojmë kaq shumë raste, duhet ta plasim topin në rrjetë, por ne vuajmë për ta arritur këtë. Kundër Milanit, emocionet ishin të forta. Ishte hera e parë që përballesha me një skuadër, që më ka bërë burrë dhe një lojtar të rëndësishëm”, u shpreh ish-mesfushori. /vipsport.al/