sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Gara që për Ferrarin zgjati 26 sekonda, zbulohet biseda e Fetel me skuderinë: Nuk e di kush më goditi!

Çmimi i Madh i Austrisë i kësaj fundjave rezultoi i mallkuar për Ferrarin. Gara e makinave “kokëkuqe”, zgjati për vetëm 26 sekonda pasi në kthesën numër tre, u përplasën me njëri-tjetrin, duke shkaktuar dëme të pariparueshme. Në këtë formë, fillimisht Fetel e më pas Leklerk u detyruan të tërhiqeshin në xhiron numër një.
Së fundmi, janë zbuluar edhe bisedat e pilotëve me skuderinë e tyre, teksa Fetel nuk e mori vesh se kush e kishte goditur, ndërsa Leklerk provoi deri në fund të vazhdonte garën.

Fetel me skuderinë:
Fetel: Kam dëmtime, dikush më shkaktoi dëme në pjesën e pasme
Skuderia: Ok, futu në bokse
Fetel: Ok, e kuptova në bokse. Nuk e di kush ishte
Skuderia: Makina e sigurisë në pistë, futu në bokse
Fetel: Po, po futem. Po ngadalësoj
Skuderia: Duhet ta tërheqim makinën
Fetel: Me të vërtetë? (Ndërkohë, nga pasqyra, Fetel sheh dëmin e shkaktuar). Po, me siguri duhet ta tërheqim makinën
Skuderia: Po, ka shumë dëmtime. Duhet të tërhiqemi
Fetel: Nuk e di kush ishte. Isha në kthesën numër tre, kur dikush më erdhi sipër. Ah, e kuptova…

Ndërkohë, Leklerk provoi të rikthehej në pistë, por e pamundur të vazhdohej prej dëmtimeve, ndërsa në bisedimet në radio shprehu vështirësinë për të drejtuar Ferrarin. Në këtë formë, skuderia nuk kishte zgjedhje tjetër veçse të tërhiqte nga gara edhe makinën tjetër. /Vipsport.al/