sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

FSHF, hetim për Bylis-Tirana. Kërkon infomacion nga kompania që dënoi Skënderbeun: Rrezikojnë përjashtimin

Ndeshja e djeshme mes Bylisit dhe Tiranës në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë, ka përfunduar në hetim nga ana e FSHF.

FSHF ka njoftuar se pas ndeshjes nëpërmjet UEFA-s, ka kërkuar informacion nga kompania “Sport Radar” për të mësuar nëse ka pasur baste të dyshimta për këtë takim. Kështu, tashmë ka nisur hetimi për këtë takim dhe në rast se do të ketë prova do të ketë vendimmarrje.

Dyshimet ishin të forta për pjesën e dytë të takimit, ku Tirana u përmbys nga vendasit teksa në të parë udhëhiqte me rezultatin 0-1. Tashmë, fjala u takon organeve kompetente për të shqyrtuar situatën dhe për të nxjerrë në dritë të vërtetën. /VipSport.al/

Njoftimi i FSHF:

Federata Shqiptare e Futbollit njofton median dhe opinionin sportiv, se menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Bylis – Tirana (2-1), e vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, ka kërkuar informacion nga kompania “Sport Radar” nëpërmjet UEFA-s, për të mësuar nëse ka pasur baste të dyshimta për këtë takim.
Federata bën me dije se, ka nisur hetimin për këtë çështje dhe po grumbullon materialet e nevojshme dhe do te ketë vendimarrje, në rast se do të ketë prova.
Gjithashtu, FSHF prej kohësh e ka bërë të qartë qëndrimin e saj të prerë kundër këtij fenomeni tejet të dëmshëm për futbollin dhe paralajmëron edhe një herë klubet se do të përballen me masa të rrepta dhe sanksione ekstreme, deri në përjashtim nga aktiviteti, në rastet kur akuzat për trukim do të provohen.