sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

FOTO / U akuzua për ndeshje të manipuluar, FK Bylis i shkruan Ramës: Duam hekurudhë elektrike

Në ditën e akuzave për përfshirje në një ndeshje të trukuar, klubi i Bylisit kërkon… hekurudhë elektrike. Të paktën kjo është ajo që del nga vetë adresa e klubit në fjalë në Twitter, pak orë pas asaj shfaqje të çuditshme në Ballsh ndaj Tiranës ku fitoi 2-1 me përmbysje.

Në rrjetet sociale shpërthyen akuzat për manipulim të ndeshjes në favor të basteve sportive. Por ndërkohë, në klubin ballshiot duket se e kanë pasur mendjen diku tjetër. Kështu, profili zyrtar i Twitter, i lidhur me faqen zyrtare në Facebook të klubit, pak orë pas ndeshjes ka bërë një postim duke iu përgjigjur kryeministit Edi Rama i cili po prezantonte projektin për rrugën e re Milot-Fier. Shqetësimi i klubit, ose më saktësisht i personit që administron këtë rrjet social në emër të klubit, është mungesa e një hekurudhe elektrike.

“More Zotëri, kujt i shërben rruga Milot – Fier?! Kaq trafik ka Shqipëria?? Po neve një hekurudhë e saktë elektrike na duhet!”, shkruhet në postimin e klubit ballshiot në Twitter. /vipsport.al/