sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

FOTO/ Rashica kthehet në atdhe me dhurata, i blen babait një “Range Rover” direkt nga fabrika

Milot Rashica e mbylli me sukses sezonin te Verder Bremen, duke mundur të sigurojnë mbijetesën në Bundesliga, pas ndeshjeve “Play-Out” ndaj Heidenheim. Pas kësaj sulmuesi është kthyer në Kosovë, ku po kalon disa momente pranë familjes. Ashtu si shqiptarët jashtë shtetit e kanë zakon, Rashica është kthyer me dhurata në shtëpinë e prindërve të tij.

Babai i tij Nexhmedini, në rrjetet sociale ka shpërndarë një postim, ku tregon se Rashica i ka bërë dhuratë një automjet tip “Range Rover Sport” të ri i vitit 2019. Një dhuratë goxha e majme e Rashicës për babain, pasi çmimi i një mjeti të tillë varion nga 105 mijë dollarë deri në 295 mijë dollarë, në varësi të fuqisë motorrike dhe luksit që përmban interiori i saj.

Babai i tij ka sakrifikuar për ta dërguar në majat e futbollit dhe duket se Rashica e di mirë këtë fakt e nuk i harron të mirat. Nexhmedini e ka ndarë me të njohurit e tij në rrjetet sociale mjetin e ri, ku shkruan: “Dhurata çdo herë është e mirë, por kur vjen nga djali ka vlerë të madhe. Faleminderit Milot për kujdesin dhe respektin e treguar ndaj prindërve. Allahu të ruajttë. Range Rover (0.0 km)”. Babai i Rashicës ushtron profesionin e dentistit dhe ka një klinikë private në Vushtrri./vipsport.al/