sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

FOTO/ Nisin thumbimet e prag derbit, ultrasit bardheblu vijnë me vargjet e radhës

Pas pak minutash në “Air Albania” do të nisë të luhet derbi i fundit i këtij sezoni. Ndeshja do të luhet pa tifozë, por ata gjithmonë e gjejnë një mënyrë për të dhuruar spektakël. “Topin” e parë e kanë luajtur ata të Tiranës.

Edhe pse nuk do të jenë në stadium ata janë të pranishëm në ambientet afër impinantit dhe kane përdorur hyrjen e “Unisversitetit Politeknik” për të shpalosur një banderolë të madhe, mjaft “pikante” ndaj atyre kundërshtarë.

“Këtij ekipi me Korona, futi prap nja pesë tampona”, shkruhet në banderolë, duke ironizuar me faktin se te të kuqtë janë infektuar disa lojtarë dhe e lidhin me fitoren e fundit 5-1 në derbi.

Mbetet të shihet se cila do të jetë përgjigja e ultrasve të Partizanit, ndërkohë që spektakli i tifozerive është i garantuar dhe ndër vite ata nuk kanë dalë kurrë jashtë pritshmërive. /vipsport.al/