sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

FOTO / Halili e Osmani, “mision vëzhgimi” bardheblu në Prishtinë për duelin e titullit

Ndeshja e të dielës në kampionatin kosovar të futbollit mes Prishtinës dhe Drenicës, kishte në tribunën e stadiumit edhe dy vizitorë mjaft të veçantë nga Shqipëria, më saktësisht nga klubi i Tiranës. Ndeshjen mes dy rivalëev për titull e kanë parë nga tribuna e sytadiumit edhe presidenti i Tiranës, Refik Halili dhe mbrojtësi bardheblu, Tefik Osmani, të cilët kishin udhëtuar drejt Kosovës për këtë duel.

Halili ka ndjekur nga afër ndeshjen jo vetëm si i ftuar i klubit të Prishtinës, por edhe për të parë në veprim disa emra që militojnë në radhët e dy skuadrave e që janë përfolur shpesh se mund të kenë të ardhme te kryesuesit e kampionatit shqiptar. Tirana po mendon për pjektin e vitit të ardhshëm dhe kryendeshja në Kosovë ishte një mundësi e artë për të ndjekur në veprim edhe disa lojtarë shumë interesantë në radhët e dy ekipeve.

Vizita e Osmanit mendohet se është për një qëllim krejtësisht tjetër. Mbrojtësi është pjesë e bardhebluve, por jo konkretisht në planet e tyre, pasi është vënë re se nuk përdoret si alternativë nga Egbo as në rastet e nevojës ekstreme. Zënka me trajnerin një javë më parë nuk ndihmon gjithashtu. Ndaj parashikohet që në fund të edicionit Osmani t’i japë lamtumirën Tiranës dhe të kërkojë për një tjetër aventurë, ndoshta të fundit të karrierës së tij dhe Kosova është një nga pistat më të mundshme. /vipsport.al/