sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

FOTO/ Festë në Fier, Apolonia rikthehet në Superiore, Pogradeci “likujdon” Besën

Festë në Fier, Apolonia ka siguruar matematikisht ngjitjen në Kategorinë Superiore. Fierakët e Artan Mërgjyshit, triumfuan me rezultatin 1-2 ndaj Lushnjës në derbi, duke “prerë” zyrtarisht biletën për rikthimin në elitë.

Gjata dhe Mihana ishin autorët e golave për fierakët, ndërkohë që për Lushnjën golin e vetëm e shënoi Pepa. Një ndehsje me nerva e luftuar dhe me kartonë, ashtu si zakonisht kanë qenë derbet e Myzeqesë ndër vite…

Në sfidën tjetër Pogradeci triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Besës. Me këtë triumf, liqeniorët janë ngjitur në vendin e dytë, kur kanë ngelur edhe 2 ndeshje nga fundi i kampionatit.

Pogradeci synonte edhe vendin e parë, por tashmë kërkon që të jetë në vendin e dytë, për të shpresuar në finale me skuadrën e vendit të dytë në Grupin A, e më pas në ndeshjen “Play-Out”, me vendin e 8-të në Superiore…

 

Ndeshjet

Lushnja – Apolonia     1-2

Golat: Pepa 75′ / Gjata 25′, Mihana 64′

Pogradeci – Besa         2-0

Golat: Topllari 10′, Shkulaku 53′

 

E.S./Vipsport.al/