sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Formula 1 / Hemilton në pole-position për garën e dytë, në Austri ndryshon gjithçka nga shiu

Luis Hemilton ka siguruar vendin e parë në vijën e nisjes për garën e dytë të sezonit, e cila zhvillohet në të njëjtën pistë në Austri si një javë më parë, por këtë herë quhet Styrian Grand Prix. në kualifikueset që u ndikuan nga shiu dhe pista e lagur, ai la pas Maks Verstapen me Red Bull dhe Karlos Sainz me MekLaren, ndërsa shoku i tij i skuadrës dhe fituesi i garës së parë, Valteri Botas, u desh të kënaqej me një vend të katërt në nisje.

Megjithëse mendohej se do të kishte shumë reshje të forta shiu, të cilat anulluan provat e treta të lira, ndalimi i tyre në drekë bëri që provat zyrtare të zhvilloheshin me makinat që e nisën me gomat për pistë të lagur. Ndryshimet e vazhdueshme klimaterike bënë që pjesa e dytë e provave të kishte kohët më të shpejta, e kjo tregon se në kushte të njëjta nesër mund të pritet gjithçka.

Hemilton siguroi shpejt kohën më të mirë por u vu në vështirësi nga Verstapen, të cilit vetëm një rrëshqitje në kthesën e fundit i hoqi mundësinë për të dhënë një kohë që mund të kalonte atë të britanikut. Ndërkohë, Sainz realizoi provat më të mira në karrierë duke siguruar vendin e tretë, ndërsa quhet arritje fakti që la pas Botas, fitues I garës dhe dominues i plotë i saj një javë më parë.

Vazhdojnë telashet te Ferrari, me Fetel i cili këtë herë arriti të shkojë në kualifikueset e fundit, por regijistroi vetëm kohën e 10. Pas tij do të niset shoku i skuadrës, Leklerk, i cili nuk arriti të përmirësonte kohën e tij gjatë kualifikueseve të dyta sq sa për të shkuar mes 10 më të mirëve dhe do të vuajë një tjetër garë në ndjekje. /vipsport.al/