sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Formula 1 / Hemilton dominon garën e dytë, Ferrari bën vetëvrasje që në xhiron e parë

Luis Hemilton mundi shokun e skuadrës Valteri Botas në garën e dytë të sezonit në Formula 1, Styrian Grand Prix, i cili u zhvillua po në Austri, ashtu si gara e parë e këtij edicioni pa praninë e spektatorëve. Ndryshe nga gara e kaluar me shumë luhatje, kjo e sotmja kishte shumë pak të tilla dhe Hemilton domionoi lehtësisht që nga starti e deri në finish.

E vetmja betejë e fortë ishte ajo pas krahëve të tij, ku Valteri Botas dueloi me Maks Verstapen derisa arriti t’i merrte pozicionin pilotit të Red Bull për të siuguruar vendin e dytë në podium e njëkohësisht për të mbrojtur pozicionimin e tyj në kreun e kampionatit.

Gara humbi dy makinat Ferrari që në kthesat e para pasi Leklerk bëri një manovër të gabuar duke tentuar të parakalonte Fetel dhe goditi këtë të fundit duke i shkaktuar dëmtim në pjesën e prapme të makinës. Në pistë hyri makina e sigurisë ndërsa gjermani i dha lamtumirën garës, ashtu si edhe piloti nga Monako pak xhiro më vonë pasi makina Ferrari nuk i përgjigjej për shkak të dëmtimeve që kishte pësuar.

Albion doli në vendien e katërt, i ndjelkur nga Norris, Perez, Stroll, Riçiardo, Sains dhe Kviat, të cilët plotësuan zonën e pikëve. /vipsport.al/