sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Formula 1 / Botas merr pole-position në garën e parë të sezonit, dështim i Ferrarit

Sezoni i ri i Formula 1 ka filluar me një surprizë, pasi Valteri Botas ka arritur të mposhtë Luis Hemilton duke siguruar pole-position në garën e parë të këtij edicioni, Çmimin e Madh të Austrisë. Në pistën austriake, finlandezi u tregua më i shpejtë duke kaluar shokun e skuadrës i cili kishte dominuar bindshëm provat e lira gjatë të gjithë fundjavës.

Botas ia doli të kalonte Hemilton pikërisht në pjesën e tretë të kualifikueseve duke lënë pas shokun e skuadrës dhe duke u pozicionuar më mirë në nisjen e një gare që shpesh ndikohet nga starti i saj. Megjithatë, britaniku shihet nga të gjithë si favorit për të fituar garën, duke pasur parasysh se sa i qëndrueshëm ka qenë në paraqitjet e tij gjatë kësaj periudhe.

Vendi i tretë i ka shkuar Maks Verstapen me Red Bull, i cili la pas Lando Norris me MekLaren dhe duket se do të jetë i vetmi që mund të kërcënojë hegjemoninë e Mercedes në këtë pistë.

Sa i përket Ferrarit, skuadra italiane e ka nisur si mos më keq me një vend të 7 të Leklerk të siguruar mes shumë vështirësish pasi makina dukej se kishte probleme dhe nuk i afrohej kohëve të kryesuesve. Edhe më keq bëri Sebastian Fetel, i cili do të niset nga vendi i 11 pasi nuk arriti të siguronte një vend në pjesën e tretë të kualifikueseve. /vipsport.al/