sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Formula 1: Botas e nis sezonin në perfeksion, Leklerk dhuron spektakël në fund

Ditën e sotme është zhvilluar gara e parë e sezonit të ri të Formula 1, që duhet të kishte nisur që në mars, por pandemia e bëri të pamundur. Çmimi i Madh i Austrisë ka hapur edicionin e ri dhe ka qenë një garë shumë e bukur në xhirot e fundit. Fillimisht ishte Hemilton që dhuroi spektakël, duke parakaluar çdokënd përpara dhe nga vendi i pestë arriti në të dytin, pas shokut të tij të skuadrës, Valteri Botas.


Në pjesën më të madhe të garës u krijua ideja se Mercedes do e dominonte këtë garë dhe në ndonjë moment të caktuar krijoi edhe njëfarë mërzitjeje nga monotonia që po dhuronte. Dështim total për Sebastian Fetel, i cili gaboi në një parakalim dhe u detyrua të zbriste në vendin e 15, ku në fund u rendit i 10-ti, duke marrë një pikë. Rreth 15 xhiro nga fundi i garës, Aleksandër Albon i Red Bull tenton të parakalojë Ljuis Hemilton, por anglezi i bllokoi rrugën dhe e nxorri nga pista, duke e shtyrë me gomën e përparmë të majtë.

Pas kësaj anglezi u dënua me 5 sekonda penallti. Ky episod duket se zgjon edhe Çarls Leklerk të Ferrarit, i cili deri në atë moment xhironte në vendin e pestë. Monegasku arrin te parakalojë dy makinat para tij dhe të shkojë deri në vendin e tretë, që në fund të garës do përkthehej me vendin e dytë, falë dënimit 5 sekondësh të Hemilton. Ai e nisi garën në vendin e shtatë dhe pas garës u shfaq shumë i gëzuar pë arritjen e tij deri në vebdin e dytë.

Nga penalltie Hemilton do përfitonte edhe Lando Norris i Meklaren, të cilit i duhej të afrohej më pak se pesë sekonda me Hemilton dhe arrii ta ngushtojë diferencën vetmëm në xhiron e fundit, duke regjstruar edhe kohën më të shpejtë të garës së sotme, që i dha atij vendin e tretë në këtë garë. I pari në prova dhe fitues i Çmimit të Madh të Austrisë për Botas, i cili mund të themi se e ka dominuar totalisht këtë nisje të Formula 1. /D.Lala-vipsport.al/