sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Flet ndihmësi i Rejas: Nuk na lejohet të shkojmë në Shqipëri, Atalanta favorite në Champions

Stafi i përfaqësueses shqiptare të futbollit e ka thuajse të pamundur që të udhëtojë drejt vendit tonë për të nisur punën përgatitore për ndeshjet e shtatorit për shkak të COVID-.19. Këtë e konfirmon vetë Serxhio Porrini, “krahu i djathtë” i trajnerit të përfaqësueses shqiptare Edi Reja.

“Gjithçka është ende shumë e vështirë. Kishim në program si staf që të takoheshim me federatën dhe të mendonim si të rritnim lëvizjen futbollistike, por për fat të keq nuk na lejohet ende të mund të udhëtojmë, pasi disa shtete nuk përmbushin parametrat. Nëse do të shkonim tani në Shqipëri, do të ishim të detyruar të bënim karantinën. Jemi në korrik, ndeshjet zyrtare do të jenë në fillimin e shtatorit dhe nuk është absolutisht e thjeshtë për një kombëtare si e jona, që ka nevojë për skautim dhe të zbulosh ata lojtarë të aftë që të përforcojnë apo të japin diçka më shumë. Pastaj ne trajnerëve shpesh nuk na pëlqejnë gjërat e thjeshta, do të bëjmë të pamundurën për të bërë gjithçka sa më mirë”, tha Porrini për TMW, duke lavdëruar më pas Marash Kumbullën.

“Kemi filluar ta monitorjmë par ndeshjeve të Kupës së Italisë, kur Juriç kishte vendosur që ta aktivizonte, përveç formës fizike dhe aftësive teknike, shihet edhe personaliteti i madh që ka. Që në fillim dukej sikur kishte luajtur në Serinë A shumë ndeshje, vëmendja për një djalosh të moshës së tij nuk është diçka e lehtë, kjo është karakteristika e tij më e mirë”, shpjegoi ish-futbollisti italian.

Ai më pas u ndal edhe te paraqitjet e disa skuadrave italiane dhe mendon se Atalanta është një nga favoritet për të shkuar në finale e Ligës së Kampioneve. “Kush ndeshet me të përballet me vështirësi të mëdha. Nëse do ua merrnim ne Gjimshitin, mendoj se Gasperini nuk do të kishte problem ta zëvendësonte, shihet se sa shumë ndryshon duke bërë rotacion. Me shortin që është hedhur them se Atalanta është një prej favoriteve për të shkuar në finale e Ligës së Kampioneve. PSG ka një ekip që me vështirësinë e parë “shkrihet” në Europë. Ka lojtarë shumë të fortë, por në futboll fiton skuadra. Pastaj kampionati francez ka një muaj i ndalur, më mirë nuk mund të rastiste: Nëse mendojmë se përballë kanë Atletiko Madrid ose Lajpcig paataj, kjo është arsyeja pse themi se Atalanta është favorite për finale e  Champions”, deklaroi Porrini. /vipsport.al/