sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Flamurtari e ka me gjyqtarin Ziri pas humbjes: Krenaria e qytetit të Ballshit

Humbja në shtesë në ndeshjen ndaj Bylisit, ka acaruar skuadrën e Flamurtarit që ka protestuar menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare drejtimin e kryesorit Blerim Ziri. Sfida u mbyll mes protestave pasi vlonjatët kërkonin që të mbyllej ndeshja me 5 minutat shtesë që kishte akorduar, por Ziri e bëri një gjë të tillë pas 8 minutash.

Në minutën e 7 shtesë, erdhi edhe goli i Malçit që i dha suksesin 3-2 ballshiotëve dhe u hoqi pikën nga duart vlonjatëve. Lojtarët dhe trajneri Troisi protestuan në fushë para gjyqtarit Ziri, ndërsa protesta ka vijuar edhe në rrjetet sociale, këtë herë me tallje ndaj kryesorit.

Faqja zyrtare e vlonjatëve në Facebook ka postuar një foto të kryesorit, duke shkruar poshtë “Blerim Ziri, krenaria e qytetit të Ballshit”. Një batutë ironike për një gjyqtar i cili shpeshherë ka krijuar polemika me gjykimin e tij. /vipsport.al/