sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

“Flakë” e kuqe ndaj Kukësit, Teuta luan ndaj Partizanit pa tre senatorë

Teuta kapitulloi ndaj Kukësit në një ndeshje që u dominua nga verilindorët dhe Teuta ia bëri akoma më të vështirë vetes këtë disfatë, duke u ndëshkuar me dy kartonë të kuq, që rëndojnë shumë. Albano Aleksi dhe Fabjo Beqaj u dolën nga fusha para kohe, duke i vështirësuar skuadrës punën ndaj ekipit të Shehit, por edhe në sfidën e radhës, atë ndaj një kundërshtari si Partizani.

Durrsakët e kanë kthyer “përmbys” gjithë periudhën e mirë që po kalonin dhe tani do i duhet të sakrifikojnë shumë për të arritur të sigurojnë një vend në Europë. Ky synim kalon nga Partizani dhe Edi Martinit do i duhet të bëjë pa tre lojtarë të rëndësishëm. Dy të lartpërmendurve i shtohet edhe Stivi Frashëri.

Gardiani u ndëshkua me karton të verdhë pas protestave në rastin e përjashtimit te Bejqajt, duke plotësuar numrin katër të kartonëve dhe u dënuar automatikisht me mospjesëmarrje në ndeshjen e radhës. Alternativat në kampin e Teutës nuk janë të shumta, diçka për të cilën Martini ankohet shpesh dhe ndaj Partizanit do i duhet të mendohet shumë, sidomos për zëvendësimin e Aleksit dhe Frashërit, që janë dy nga lojtarët më të mirë të sezonit. /vipsport.al/